Skandali i komenteve për femrat, Trump nuk ka ndërmet të dalë nga gara

Kandidati republikan për president të SHBA, Donald Trump, deklaroi se nuk do të tërhiqet nga gara, pasi mediat publikuan një video të vitit 2005, me komente denigruese ndaj femrave.

Trump po fliste privatisht me një gazetar, ndërsa mikrofoni që kishte në trup regjistronte.

Në regjistrim ai thotë: “Gratë e bukura më tërheqin menjëherë, si me magnet dhe filloj t’i puth. Nuk më pritet, i puth menjëherë”.

Dhe më tej vazhdon: “Kur je i njohur, ato të lënë të bësh ç’të duash”.

Trump vazhdon me komente të tjera vulgare se si u kërkon favore seksuale grave, duke folur në mënyrë shumë të hapur.

Video e tij ka shkaktuar shumë zemërim tek republikanët.

Por Daily Mail shkruan se Trump ka bërë komente fyese edhe për të bijën, Ivanka, teksa intervistohej në vitin 2004, kur ai ishte 58 vjeç.

 “A mund të them se ka alamet b…”, e pyeti prezantuesi Howard Stern.

“Po,” iu përgjigj Trump.

Dy vite më vonë ai diskutoi me të njëjtin prezantues për gjoksin e të bijës.

Stern tha se Ivanka duket shumë e bëshme.

“Mos ka bërë operacion gjoksin,” e pyeti ai.

“Jo. Ajo gjithmonë ka qenë e kolme,” tha Trump.

Ai tha se vajza e tij është e bukur, madje do të dilte me të, nëse nuk do ishin një familje.

“Nëse nuk do ishte bija ime, ndoshta do të dilja me të”.

I pyetur nëse do të shkonte me një 24-vjeçare, 60-vjeçari Trump tha: “Oh, absolutisht”.

“Nuk do e kisha problem. Nuk njoh kufinj kohorë”.

Në vitin 1997, duke folur sërish për Howard Stern, Trump tregoi se si e ka humbur virgjërinë.

“Ishte një vajzë e re. Ishte shumë e bukur. Ishte një vajzë e vogël e nxehtë në shkollë të mesme ose në shkollën e gramatikës, nuk e di. Ishte seksi. Nuk e kam parë më”.

I pyetur nëse ka bërë seks treshe, Trump tha në vitin 2008: “A nuk e kemi bërë të gjithë?”.

I pyetur nëse ka bërë seks me femra gjatë ciklit menstrual, Trump tha: “Epo kam qenë atje. Të gjithë kemi qenë. Ndonjëherë shkojmë aty gabimisht”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU