Skandali i jetimores, dyshime për familjet që i marrin vajzat fundjavave

Pas skandalit në rezidencën e fëmijëve të Shkodrës, ku tre vajza 14-vjeçe janë abuzuar seksualisht dhe defloruar, janë ngritur edhe pistat e hetimit për të çuar te autorët. Panorama, duke iu referuar të dhënave nga Prokuroria, shkruan sot se nga hetimet e deritanishme nuk rezulton se tri të miturat të jenë abuzuar seksualisht në ambientet e rezidencës.

Edhe në shkollë ato janë të monitoruara nga kujdestaret dhe ka shumë pak gjasa të ketë ndodhur në oraret kur ato presupozohej se janë ndodhur në shkollë. Fëmijët janë marrë në pyetje një nga një në prani edhe të psikologut. Burime nga Akuza bënë të ditur se i vetmi vend i dyshuar (së paku deri më tani) për abuzimin me të miturat, janë familjet që i marrin ato për bamirësi, herë pas here, fundjavave apo nëpër festa të ndryshme. Kjo e thellon më tepër skandalin dhe zgjeron rrethin e të dyshuarve nëpër familjet shkodrane. Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale”, thuhej në njoftimin e dhënë nga Prokuroria e Përgjithshme.

Rezulton se me vajzat e vogla është abuzuar nga persona ende të paidentifikuar, jashtë ambienteve të jetimores. Sipas burimeve, shtëpia e fëmijës shkollore 6-18 vjeç është në administrim të Bashkisë. Aty ndodhen jo vetëm fëmijë jetimë, por edhe me prindër që ndodhen në vështirësi ekonomike dhe nuk mund të përkujdesen për ta.

Panorama/d.i.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU