Skandali / Autobusë falas për emigrantët në shkëmbim të votës për Dulen

Në çdo palë zgjedhje, një rol jo të vogël kanë luajtur emigrantët shqiptarë nga Greqia, të cilët sillen falas me autobus, kryesisht në jug të vendit për të votuar.

Vota e tyre ka qenë e diktuar që në momentin kur ata kanë vendosur të udhëtojnë falas. As zgjedhjet e 25 qershorit nuk mund të bënin përjashtim nga ky regull.

Prej disa ditësh qarkullojnë njoftime për udhëtime me autobus falas nga Greqia në drejtim të fshatrave të Himarës. Sipas njoftimit, janë të parashikuara dy nisje, pasditen e datës 23 qershor dhe pasditen e datës 24 qershor.

Ndërsa kthimi në datat 25 ose 26. Por në formularin që duhet të plotësohet për të përfituar nga udhëtimi falas në Shqipëri, çdo person është i detyruar të deklarojë se vota e tij do të jetë për PBDNJ dhe Vangjel Dulen, edhe pse në këto zgjedhje ata do të duhet të votojnë për Partinë Demorkatike.

A është kjo një mënyrë e blerjes së votës? Këtë përgjigje duhet ta japin organet kompetente.  /TCH/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU