Sizmologët: Tërmeti i djeshëm më i fuqishmi në 100 vitet e fundit

Tërmeti, i cili ndodhi dje në Maqedoni, ka qenë më i fuqishmi në 100 vitet e fundit, sipas sizmologëve.

Sipas të dhënave të observatorit sizmologji të Shkupit, dje ka pasur një seri të tërmeteve, prej të cilave, qytetarët i kanë ndjerë tre, ndërsa më i fuqishmi ka qenë 4.9 ballë sipas shkallës së riterit, me epiqendër të Maqedoninë Jugperëndimore në Malin e Plakenit.

“Kjo epiqendër karakterizohet me tërmete më të fuqishme në 100 vitet e fundit, që ishin 4.2 ballë, dhe në fakt tërmeti i djeshëm ishte më i fuqishmi në 100 vitet e fundit në këtë rajon. Seri e tillë e tërmeteve zakonisht ndodhin në 5 deri në 10 vite”, thonë sizmologët.

Sipas tyre, tërmetet në Maqedoni janë tektonike dhe nuk lidhen me sasinë e shiut që ra gjatë ditëve të kaluara, ndërsa ekspertët e tërmeteve thonë se nuk mundet saktë të parashikohet nëse sërish do të ketë tërmet, shkruan AM, transmeton KosovaPress.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU