Siri, më shumë se 55 000 të vdekur në vitin 2015

Më shumë se 55 000 persona janë vrarë në Siri në vitin 2015, ku më shumë se 2 500 fëmijë, njoftoi Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH) ndërkohë që vendi është prej pesë vitesh pre e një konflikti të përgjakshëm.

OSDH-ja njoftoi gjithashtu se “ky bilanc e rrit në më shumë se 260 000 numrin total të të vdekurve që prej fillimit të konfliktit në mars të vitit 2011, ku shumica janë luftëtarë”.

“Vetëm në vitin 2015 janë vrarë 55 219 persona, ku 13 249 civilë mes të cilëve 2 574 janë fëmijë”, theksoi OSDH-ja.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU