Sipas Wikipedias serbe, Adem Jashari është terrorist e Thaçi mafioz

Adem Jashari për shqiptarët e Kosovës është njëri nga heronjtë më të mëdhenj në histori. Por sigurisht kështu nuk njihet edhe në shtetin fqinj, Serbi, nga ushtria e policia e të cilit u vra në mars të vitit 1999 gjatë luftës në Kosovë. Në Wikipedian serbe, në alfabetin cirilikë, heroi Jashari cilësohet si terrorist.

Ai ngarkohet me vepra kriminale, njësoj si zv.kryeministri Hashim Thaçi, i cili konsiderohet si njëri nga themeluesit e “organizatës terroriste”, Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Por kjo ndodhë edhe në Wikipedian në gjuhën angleze. Jashari konsiderohet si irredentist dhe separatist i cili ka luftuar për ndarjen e Kosovës nga Serbia, ndërkaq Thaçi cilësohet si bashkëpunëtor i mafias shqiptare në Evropë gjatë viteve 90-të. Kosova nuk përmendet asnjëherë si shtet i pavarur apo Republikë. Edhe në artikujt për yllin e muzikës Rita Ora apo futbollistin e njohur Xherdan Shaqiri, thuhet se kanë lindur në Prishtinë, përkatësisht në Gjilan, në Jugosllavi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU