• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sindroma e shtatorit

by Lorenc Vangjeli
23/08/2018 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Prania e diçkaje mund të ndjehet kryesisht vetëm nëse kupton mungesën e saj. Edhe pse shumëkush e mban në dorë, Smartphone, ose zyra lëvizëse e dëshmon me ulërimë praninë e vet sidomos kur kujton mungesën e saj. Eshtë pikërisht kjo zyrë lëvizëse që kujton shtatorin edhe në këto ditë përvëluese gushti që po shkon drejt javës së fundit të tij.

“Në shtator do të ndodhë”!

“Do të ndodhë në shtator”!

“Prisni shtatorin për të parë se çfarë do të ndodhë”!

Paralajmërime të tilla vijnë nga zyrat ambulante të politikës që tashmë është e gjitha me rroba banjoje drejt një publiku që edhe kur është me pantallona veshur, ëndërron vetëm rrobat e banjos.

Ky shtator i pritshëm është projektuar si një Déjà vu totale me një rresht shtatorësh të tjerë në të shkuarën. Eshtë një film i parë shumë herë, pavarësisht ngjyrës së qeverisjes apo të opozitës në Shqipëri. Njëlloj si për të thënë se politika nuk pushon kurrë në Shqipëri. Njëlloj si për të mbajtur tendosur si llastik vëmendjen e publikut që nga një kredhje në ujë në tjetrën joshet të mendojë se politika nuk pushon kurrë.

Çfarë paralajmërohet për këtë shtator? Ka shumë që venë bast se do të ketë ndryshime në qeveri. Se Edi Rama do të heqë ca dhe do të verë ca të tjerë. Dhe pastaj si guri që hidhet nga lart, rrokullisja e tij poshtë do të heqë ca për të vënë ca të tjerë në hallkat dhe rrathët e poshtëm të pushtetit. Për ndonjë muaj do të diskutohet pse iku filani dhe pse erdhi filani, muaj të tjerë më pas filani i hequr do të ndjehet keq se pasardhësi “i paaftë po i shkatërron gjithë punën që kishte bërë” dhe pasardhësi do t’i thotë gjithkujt se as në mend nuk e kishte çuar sesa “i paaftë kishte qenë paraardhësi i tij”!

Nëse ky bast nuk verifikohet – vetë i zoti i punës, kryeministri, nuk ja ka rrëfyer askujt se çfarë ka në mend të bëjë – sërish nuk ka asnjë problem. Klisheja e vërtetuar: ky Ed Rama është fare i paparashikueshëm, vlen edhe kësaj here si përherë, si justifikim.

Edhe pse me ardhjen e shtatorit, askush nuk jua ka ngenë paralajmërimeve të harruara për shtatorin. Edhe pse fundja qeverisja është një orkestër me një instrumentist të vetëm që edhe dirigjon, edhe luan në çdo instrument; edhe pse që në fillim dihej që çdo filan që zëvendëson filanin, ndryshon vetëm fatet e filanëve, por jo të qeverisjes. As për mirë dhe as për keq.

Nga përballë qeverisë, opozita po e projekton me padurim shtatorin e saj si prisnin me durim aleatët zbarkimin në Normandi, në Luftën e Dytë Botërore. Krahasimi nuk është hiç topall, edhe pse me syzet e opozitës së djathtë, rilindësit e sotëm të majtë, nuk ju kanë lenë kusur nazistëve të djeshëm.

Në opozitë thonë dhe venë bast se duke nisur nga shtatori, dy ministra do të kenë probleme serioze me denoncime të njëpasnjëshme për faje të provuara. Një i tretë do të ketë një hall epik që do ta bëjë shumë qesharak në sy të publikut. Dhe dy të tjerë do të jenë të kapur në grackat teatrale të studiove televizive si laraskat e dikurshme në tragjedinë e Shekspirit. Me pesë ministra të tillë, me gati një të tretën e kabinetit të fshirë nga skandalet, edhe shefi i tyre nuk do ta zgjaste dot më shumë. Shto dhe përfshi në skandale, si në reaksion zinxhir dhe një numër të rritur në progresion gjeometrik me kryetarë bashkie, me drejtorë dhe administratorë të tjerë, me funksionarë të lartë, të emëruar apo të zgjedhur, shto edhe për më shumë kërcunjtë rastësorë që sjell si rregull lumi kaotik i përditshmërisë shqiptare dhe sipas fallit opozitar, e majta as nuk ka sy për Qabe’ dhe as nuk ka Qabe’ që t’i bëjë derman.

Dhe në Tiranë do të shihej si Edi do të detyrohej të këmbehej me Lulin në bulevard, Paloka do të konvertohej kokë më kokë me Ballën, Aldo me Pandin, Rahmani me Xhemalin, Fadili me Nadiren dhe ndoshta ndodh edhe rokada e hijshme mes Gertës dhe Gridës.

Nëse nuk verifikohen këto baste, nuk ka sërish asnjë problem. Shtatori vjen sërish. Ai do të vijë menjëherë mbas gushtit të vitit tjetër, me një njëjtët personazhe, me të njëjtat paralamërime, me të njëjtën zyrë lëvizëse në plazh; me Smartphone-t magjikë që u shpikën për të zhdukur largësinë mes të dashuruarve, por që i kanë ngjitur fort këpucëve të publikut politikën e përditshme.

Askush nuk e di sesi mund të jetë Shqipëria pluraliste pa politikën që paralajmëron çdo gusht për hatatë e shtatorit. Mund të jetë më e topitur, më e flladitur, më e plazhitur, më e qetë, më e përgjumur, por mund të jetë edhe njëlloj sepse dikur, në gjuhë popullore, Déjà vu-në e quanin: “Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë, do të jetë”. Qoftë gusht, qoftë sindromë shtatori.

Next Post
VIDEO/ Efekti i monitorimit me dron, ndëshkohen 74 shoferë në Berat

VIDEO/ Efekti i monitorimit me dron, ndëshkohen 74 shoferë në Berat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

April 7, 2026
Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

April 7, 2026
Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

April 7, 2026
Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

April 7, 2026
Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

April 7, 2026
Afera Partizani, Beqiri: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg! SPAK ka lënë në harresë ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’

GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit për pasuritë, Beqiri: Familja Berisha, më e korruptuara në Europë dhe Afrikë

April 7, 2026
Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

April 7, 2026
Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In