Diego Simeone ka zbuluar se ekipi i tij nuk do të heqë dorë nga lufta për titullin e kampionit, pas barazimit ne Madrid kundër Real Madridit me rezultat 1:1.
Trajneri i Atletico Madridit, e cila renditet e dyta në tabelë, pas Barcelonës, ka pranuar se do të jetë mjaft e vështirë lufta për titull, edhe pse La Liga është e paparashikueshme, transmeton KP.
“Shpresojmë që në tri ndeshjet e fundit të hyjmë me disa shanse”, tha trajneri Simeone, ekipi i të cilit pas barazimit të djeshem ka 11 pikë më pak se sa lideri Barcelona.
Cholo ka konfirmuar se do të vazhdojë të jetë trajner i Atletico Madridit edhe pas këtij sezoni, ndërsa ka folur edhe rreth Ligës së Kampionëve, ku sipas tij favorit është Real Madridi.”Kur luajnë në Ligën e Kampionëve, Los Blancos marrin një inspirim të veçantë. Ata janë favoritë për të fituar”, tha Simeone. (b.an)