Simeone i kërkon ndjesë Juventusit për gjestin e turpshëm

“I kërkoj ndjesë njerëzve që u ndjenë të ofenduar për gjestin e bërë dhe Juventusit”. Në konferencën për shtyp në vigjilje të sfidës së Liga kundër Villarreal, tekniku i Atletico Madrid, Diego Simeone, bën mea culpa për festimin përtej normave etike, pas golit të parë të shënuar nga spanjollët në Ëanda Metropolitano: “Ishte një shprehje e shëmtuar e asaj që provova për lojtarët e mi. Me këtë e mbyll këtë argument”.

“Nuk kërkoj alibi as justifikime – ka thënë argjentinasi – vetëm kërkoj ndjesë edhe njëherë”. “Huevos” i drejtuar tifozëve të tij pas golit të Giménez u transmetua direkt në TV, gjë që rrezikon ti kushtojë rëndë Cholo. Skenari më preokupues i takon hapjes së menjëhershme të procedurave disiplinore me pasojë skualifikimin “për sjellje të pahijshme”, që do të thotë mungesë në pankinë për ndeshjen e kthimit kundër Juventus në Allianz Stadium.

/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU