Sillte fishekë nga Greqia, arrestohet 43-vjeçari

Një shtetas kapet duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe duke trafikuar muncione luftarake nga shteti Grek drejt Shqipërisë,  arrestohet në flagrancë nga Policia Kufitare.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Gramoz Diko, 43 vjeç, banues në Yzberisht,Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Patrullës së Stacionit të Policisë Kufitare -Shtikë, mbi fshatin Skorovodë të  rrethit Kolonjë, duke trasportuar një sasi prej 505 copë fishekë model 54, dhe nje krehër pistolete bosh model 54, të cilat i’u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale,gjatë kontrollit të ushtruar në çantën personale të tij.

Shtetasi Gramoz Diko, këto municione dyshohet se i ka trafikuar nga shteti Grek dhe i ka kaluar drejt Shqipërisë, në mënyrë të paligjshme duke përdorur kufirin e gjelbër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Trafikimi i armëve dhe municionit” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” parashikuar nga nenet 278/a dhe 297 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU