• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sikur Fishta të bëhej “Babale”

by Ilir Yzeiri
12/10/2018 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Kjo që po ndodh aktualisht me fenomenin « Babale » është shenja e njëmendtë se një, pjesë e klasës sonë politike, përkatësisht opozita, me PD-në në ballë dhe mbështësit e saj të shfaqur nëpër mediume, si dhe gjithë ata që identifikohen sot me këtë forcë dhe ia krehin bishtin edhe kur çmendet e bëhet e pështirë, si në rastin e ngjarjes me emrin «Babale», të gjithë këta, as më shumë e as më pak, janë idhtarë të luftës politike me shpifje, janë dashnorë të lirisë pa kufi që të nxit të ndotësh ambientin publik apo të shkatërrosh kundërshtarin politik duke ndërtuar ngjarje që, për nga mënyra se si mendohen, dhe për nga praktika se si realizohen, u ngjajnë kombinacioneve më të ndyra dhe më agresive që përdorte sigurimi i shtetit për të shtënë në dorë, për të dënuar dhe gremisur në ferr kundërshtarët politikë.

Për ironi të fatit këtë armë, apo këtë mënyrë të të bërit politikë, që nuk jam i sigurtë se ku mund të gjendet sot në rruzull të tokës, e përdor ajo forcë politike që shpall si trashëgimi antikomunizmin dhe që e projekton veten si vijuese e forcave të djathta antikomuniste qyshse komunizmi mbërrini në këtë vend.

Partia Demokratike, për fatin e keq të shqiptarëve, aktualisht, është një grumbull individësh pa integritet kulturor e moral, që nuk respekton asnjë kriter mbi të cilin ndërtohet politika, që ka humbur kujtesën dhe që nuk ka asnjë sistem reference. Ata që përfaqësojnë këtë forcë politike sot në Kuvendin e Shqipërisë, janë pjellë e një vetëdijeje të sëmurë të lidershipit të kësaj force politike, që e koncepton këtë parti si një organizatë të përdalë njerëzish pa asnjë skrupull moral.

Të shpifësh dhe të ndërtosh një aksion politik mbi shpifjen, të mobilizosh njerëz të hurit e të litarit, në mënyrë që të baltosësh kundërshtarin politik, kjo është një gjë e padëgjuar më parë dhe nuk gjendet në asnjë manual të politikës apo të teksteve që merren me parlamentarizmin. Deputetët e kësaj partie e kanë harruar nenin 73/1 që thotë se « Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe për votat e dhëna prej tij. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes. » Kjo është ana e shkruar ose objektive.

Por, përveç kësaj, figura e deputetit apo e përfaqësuesit të popullit, ka dhe një anë të pashkruar, që është ana morale, sjellja, integriteti. Ai, të paktën formalisht, duhet të jetë në të gjitha drejtimet një model që përmbledh ligjin dhe njeriun e virtytshëm. Ndërsa deputetë e PD-së, ata që kanë inskenuar Babalen dhe ata që ulërijnë nëpër mediume duke e « bërë derrin dajë », apo « duke e zënë diellin me shoshë » që « shkojnë si derri në thes » pas marrëzisë që ka inskenuar i pari i tyre, të gjithë këta, pra, vetëm

deputetë nuk mund të jenë dhe, që të gjithë këta, duhet ta dinë se betimi që ata kanë bërë si deputetë mund të jetë një tallje e përkohshme, por nga një gjë duhet të kenë frikë, nga koha. Ata do të kujtohen vazhdimisht si njerëzit që institucionalizuan shpifjen e ulët dhe si njerëzit që ripërtërinë metodat e konspirative të sigurimit të shtetit.

E përmenda që në titull Fishtën e madh sepse në historinë e ligjërimit publik shqiptar, një vend të posaçëm në manualet e gazetarisë, zë edhe polemika. Historia e shtypit shqiptar, por edhe e parlamentarizmit shqiptar, gjithashtu, në vitet ’30, bashkë me letërsinë, siç thotë Robert Elsie, arrin në zenit. Në vitet ’30, përkatësisht në dhjetor të vitit 1932, në revistën « Hylli i Dritës » botohet një letër e hapur drejtuar Ministrit të Arsimit të kohës, zotit Hilë Mosi. Kjo letër e hapur ka hyrë në historinë e polemikës shqiptare me titullin « Gabove Hilë ». Dhe megjithëse nuk është e nënshkruar, të gjithë e dinë që autori i saj ishte At Gjergj Fishta.

Çfarë kishte ndodhur ? Hilë Mosi kishte botuar një artikull në fletoren « Besa » në të cilën fshikullonte klerin katolik dhe sidomos françeskanët e « Hyllit të Dritës » të cilët, në shkrime të ndryshme, dhe, sidomos, në një editorial për arsimin, shfaqeshin pesimistë, dhe sipas Hilë Mosit e nxinin realitetin më shumë se ç’duhej. Këtij artikulli i përgjigjet Fishta. Si tipologji, nëse do ta kthenim në ditët tona, Hilë Mosi është qeveria dhe Fishta opozita. Ndërsa beteja që zhvillohet mes tyre ka vetëm një vend : FJALA, por fjala e vërtetë dhe kultura, integriteti dhe niveli i lartë i dijes.

Të gjithë ata që e kanë lexuar këtë polemikë janë mahnitur me stilin, kulturën, ironinë, dhe gjithçka që e bën një polemikë gati si një dialog të një drame të mrekullueshme. pasi e shpartallon kundërshtarin me arsyetime dhe me stil të lartë, Fishta e mbyll këtë shkrim me togfjalëshin : Gabove, Hilë ! Mendoni tani « Babalen » dhe njerëzit pa asnjë integritet moral e kulturor që janë gati të shiten me gjithçka dhe nuk pyesin se cilin dëmtojnë dhe çfarë i bëjnë këtij vendi. Mendoni polemikën që zhvillon sot opozita dhe gjykoni vetë.

Po pse sulmohet Fatmir Xhafaj me kaq egërsi ? Kam që në vitin 1991 që merrem me gazetari dhe i njoh mirë politikanët e majtë dhe të djathtë. Xhafaj mund të ketë defekte si njeri se edhe ai në këtë vend jeton, por si shtetar, në të gjitha postet që ka mbajtur, së bashku me shumë pak të tjerë dhe, në këtë rast me vjen ndërmend Bashkim Kopliku, në asnjë rast nuk është përfolur për afera të paligjshme. Xhafaj më kujton përsëri një tipologji tjetër. Në vitin 1991 , ’92 e pak më pas, në ambientet pranë PD-së së atëhershme, thuhej që, nëse të shan « Zëri i Popullit », je në rregull, ndërsa sot, për fat të keq, duhet të themi të kundërtën që, nëse të merr nëpër gojë e të sulmon PD-ja, je në rregull.

Mirëpo të sulmosh personalisht një njeri dhe të shpifësh për të, duke e dëmtuar moralisht, të paktën në kodin e sjelljes shqiptare është një krim i rëndë. Ndërsa në kodin penal besoj duhet të parashkruhet më mirë. Mjaft të kujtojmë nenin 73/1 që thotë se deputeti nuk duhet të shpifë.

Next Post
Tre të vrarë për një shpullë? Si nisi konflikti që përfundoi me masakër në Mat

Flet i mbijetuari i Matit: Autori piu raki me një nga viktimat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

Forcë të re politike? Përgjigjet Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

December 4, 2025
Karikimi i mjeteve elektrike, kryeministri Rama sqaron si do të jetë çmimi

Makinat elektrike, ERE rrëzon kërkesën e taksistëve, çmimi i karikimit mbetet 22 lekë/kWh

December 4, 2025
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

‘Revoltohet’ Braçe: Pensionet, një turp! Qeveria s’mund ta zëvendësojë reformën me shpërblime

December 4, 2025
“Nuk bërtas për spektakël”, Braçe për Veliajn: Më ka dhembur ajo histori, kisha të drejtë kur thashë se…

“Nuk bërtas për spektakël”, Braçe për Veliajn: Më ka dhembur ajo histori, kisha të drejtë kur thashë se…

December 4, 2025
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe kundër ministrit Malaj për “paqen fiskale”: Përfitojnë borxhlinjtë e mëdhenj…

December 4, 2025
“Harrove që më luteshe të të gjeja punë”/ Sherr mes Nokës dhe Bidos : Sa të bën kostumi, un aq kam pasurinë

“Harrove që më luteshe të të gjeja punë”/ Sherr mes Nokës dhe Bidos : Sa të bën kostumi, un aq kam pasurinë

December 4, 2025
“Kryetari i komanduar i PD bën biznes me Vangjush Dakon!”, Salianji: Berisha më ka thënë se…

“Kryetari i komanduar i PD bën biznes me Vangjush Dakon!”, Salianji: Berisha më ka thënë se…

December 4, 2025
“Synojmë vota nga elektorati gri”, Salianji: Kandidatët e pavarur janë të opozitës pa diskutim!

“Dua të mund Ramën, jo të qajmë prap!” Salianji zbulon ku e ka pakënaqësinë me Berishën

December 4, 2025
“Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti: PD-në e ka doktori…

“Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti: PD-në e ka doktori…

December 4, 2025
Salianji ironizon protestat e Berishës: Nuk rrëzohet Rama duke vënë muzikë para Kryeministrisë

Salianji ironizon protestat e Berishës: Nuk rrëzohet Rama duke vënë muzikë para Kryeministrisë

December 4, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In