Shtatë deputetë të rinj u betuan sot në Kuvendin e Shqipërisë, duke marrë mandatin prej të cilit hoqi dorë në bllok opozita e bashkuar, PD, LSI dhe aleatët e djathtë.
Ata u betuan sot në seancë e radhës parlamentare ku morën edhe duartrokitjet e deputetëve socialistë.
Por pas betimit, shtatë deputetët e rinj të opozitës kanë votuar për herë të parë projektligjet në Kuvendin e Shqipërisë.
Alban Zeneli i zgjedhur nga listat e PD-së votoi kundër, Lefter Maliqi abstenoi, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha dhe Elda Hoti pro projektligjit të propozuar nga qeveria për nxitje të punësimit, ndërsa Edlira Hyseni nuk ishte e pranishme.
Kundër projektligjit për nxitjen e punësimit votoi edhe deputeti Ylli Shehu nga opozita e re, i betuar javën e kaluar.