Pse të mos provojmë ta realizojmë vetë akulloren në shtëpi pa ndihmën e makinës për akullore?
Përbërësit:
Për gjysmë kg akullore me çokollatë:
250ml qumësht
250ml pana për ëmbëlsira
100gr çokollatë e zeze
100gr sheqer
2 të verdha vezësh
1 lugë miell
Përgatitje: Vendosim një tenxhere çeliku (jo alumini!) në akull.
Si fillim, vemë çokollaten e zezë për t’u shkrirë ne banjomari.
Ndërkohë ziejmë qumshtin bashkë me miellin për disa minuta duke i përzierë vazhdimisht derisa të formohet një përbërje kremoze jo shumë e trashë. E heqim nga zjarri, shtojme dalengadale cokollaten e shkrirë duke vazhduar perzierjen me kujdes, mbulojme siperfaqen me
letër celofoni në mënyrë që të mos zerë një shtresë të hollë dhe e lëmë përbërjen të ftohet në temperaturë ambjenti.
Rrahim me ndihmën e një rrahësi elektrik të verdhat e vezëve me sheqerin për disa minuta
derisa të përftojmë një mase me ngjyrë të hapur. Kur përbërja me çokollate të jetë ftohur, shtojmë në tenxhere edhe vezët me sheqerin duke i përzierë mirë dhe i vendosim të gjitha ne zjarr shumë të ngadaltë (ose ne banjomari).
Në këtë fazë duhet të përftojmë një krem të cilin e lëmë të ftohet përsëri dhë vëtëm kur të jetë
ftohur plotësisht, shtojmë panën për ëmbëlsira dukë e rrahur edhe për pak minuta me mikser.
E hedhim kremin në tenxheren e çelikut që kemi vënë paraprakisht në akull. Ky është
momenti kyç i të gjithë procedurës. Akullorja duhet të përzihet të paktën 6 herë në 3 orë, pra
çdo 30 minuta për 3 orët e para, në mënyrë që të thyhen kristalët e akullit që formohen në fillim,
të ngrijë uniformë dhe të qëndrojë kremozë. E lëmë në frigorifër edhe per 5 orë të tjera, ose
akoma më mirë gjithë natën.
Poëërëd by