1828 – U lind shkrimtari rus Leon Tolstoj, një nga gjigandët e letërsisë botërore, autori i romanit të famshëm “Lufta dhe paqja” dhe “Anna Karenina”. Për shkak të qëndrimit kritik ndaj shoqërisë dhe kishës, ai hyri në konflikt me autoritetet dhe Kisha Ortodokse e Rusisë e shkishëroi atë në 1901.
1087 – Vdiq udhëheqësi Norman dhe mbreti anglez William I, i njohur si William Pushtuesi. Pas fitores ndaj mbretit Harold në Betejën e Hastings në 1066, ai u bë mbret i Anglisë. Gjatë mbretërimit të tij normanët e romanizuar filluan të bashkojnë tokat e pushtuara anglo-saksone në kombin anglez. Më 1085 krijoi kadastrën e parë të pronave (Domesday Book).
1585 – Lindi burri i shtetit francez Kardinali Armand Jean du Plessis Richelieu, i cili si ministër i Mbretit Louis XIII (që nga 1629) ka ushtruar pushtetin e vërtetë në Francë dhe ka rritur fuqinë e kurorës franceze. Në 1635 ai themeloi Akademinë franceze.
1898 – Vdiq shkrimtari francez Stéphane Mallarmé që me Rimbaud dhe Verlaine mbahen si poetët më të rëndësishëm të simbolizmit francez. Poezia e tij “Pasditja e një Fauni” ka frymëzuar Debussy të shkruaj Preludet e famshme. (b.an)