Si sot, më 9 Qershor, lindi Tolstoj dhe vdiq Melarme

1828-Lindi shkrimtari rus Leon Tolstoj, një nga gjigandët e letërsisë botërore, autori i romanit të famshëm “Lufta dhe Paqja” dhe “Anna Karenina”. Për shkak të qëndrimit kritik ndaj shoqërisë dhe kishës, ai hyri në konflikt me autoritetet dhe Kisha Orthodhokse e Rusisë e shkishëroi atë në 1901.

1894-Revolucionari  kinez Sun Yat-sen (Yat-sen) themeloi Shoqatën për ringjalljen e Kinës dhe filloi të organizojë një kryengritje në Kanton, pas disfatës në luftë me Japoninë. Kryengritja dështoi, dhe pjesëmarrësit u kapën dhe u ekzekutuan. Sun Jat-sen arriti të ikë nga vendi dhe deri në revolucionin e vitit 1911 ai jetoi jashtë vendit.

1898-Vdiq shkrimtari francez Stéphane Mallarmé, që bashkë me Rimbaud  dhe Verlaine, konsiderohet si poeti më i rëndësishëm i simbolizmit francez. Një poemë e tij  frymëzoi Debussin për të kompozuar preludin e famshëm.

1901-Vdiq piktori francez dhe artisti grafik Henri Toulouse Lautrec mjeshtri i litografisë, piktori, bohemi, që krijoi atmosferë dhe karaktere të natës pariziane në fund të shekullit të 19-të. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU