Si sot, më 7 Shtator, lindi mbretëresha Elisabeta dhe Elia Kazan

1533 – Lindi mbretëresha Elizabeta, vajza e mbretit Henri VIII  nga bashkëshortja e tij Anne Boleyn. Gjatë sundimit të saj (1558-1603) u vendosën themelet e Perandorisë së ardhshme Britanike. Ajo ka mbështetur zhvillimin e shkencës dhe artit, dhe stilin e veçantë të arkitekturës nga koha e vet: një përzierje e stilit gotik dhe atij të Rilindjes, që u quajt stil elizabetan.

1764 – Mbret i Polonisë u kurorëzua mbrojtësi rus i vendit Stanislav Poniatowski, që njihet edhe si monarku i fundit polak. Gjatë sundimit të tij (deri në 1795), Rusia, Prusia dhe Austria e ndanë në tre pjesë Poloninë, e cila, si shtet i pavarur, u rindërtua në vitin 1918.

1812 – Ka përfunduar Beteja e Borodinos, një nga më të përgjakshmet në luftërat e Napoleonit, në të cilën rusët nën komandën e Kutuzov pranë Moskës humbën 44.000 ushtarë kurse francezët humbën 50,000 veta, duke përfshirë edhe 23 gjeneralë. Një javë më vonë, Napoleoni hyri në Moskë.

1909 – Lindi regjisori i filmit dhe teatrit amerikan Elia Kazan, fitues i disa Academy Award ( “A Streetcar Named Desire”, “Viva Zapata”, “East of Eden”, “Baby Doll”). (b.an)

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU