Si sot, më 5 shtator, vdiq Ogyst Kont dhe lindi Servepalli

1857 – Vdiq matematikani dhe filozofi francez Auguste Comte, një nga themeluesit e filozofisë së pozitivizmit dhe sociologjisë ( “Kursi i Filozofisë Pozitive”, “Sistemi i politikës pozitive”).

1514 – Sulltani turk Selim hyri në Tabriz në Persi.

1791 – Lindi kompozitori gjerman Jakob Libman Ber (Liebmann Beer), i njohur si Giacomo Meyerbeer. Ai jetoi në Paris, ku ai shkroi veprat e tij të mëdha, dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin e operas kombetare franceze ( “Hugenotët”,”Profeti”).

1800 – Britanikët nën komandën e admiralit Nelson morën nga francezët Maltën. Me paqen e Parisit në 1814, Britania e mori zyrtarisht Maltën, e cila u bë një bazë e rëndësishme britanike në rrugën e saj drejt Indisë.

1888 – Lindi filozofi indian dhe burri i shtetit Sarvepalli Radhakrishnan (Servepalli Radhakrishnan), Presidenti i Indisë nga 1962 në 1967, profesor i filozofisë në universitetet indiane dhe në Oksford. Në punën e tij paraqet universalizmin filozofik dhe idenë e integrimit të filozofisë së Lindjes dhe Perëndimit ( “Filozofia Indiane”, “Religjioni Lindor dhe mendimi i Perëndimit”, “Historia e Lindjes dhe filozofisë perëndimore”). (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU