Si sot, më 5 korrik, lindi Dejvis dhe Cocteau

1879- Lindi lojtari amerikan i tenisit dhe politikani Dwight Davis, ministër i luftës (1925-29). Ai themeloi Kupën e Tenisit “Davis” në vitin 1900.

1889- Lindi shkrimtari, piktori dhe regjisori Jean Cocteau. Si eksperimentues ne art, ai kaloi nga Kubizmi, Dadaizmi, Surealizmi nëpër të gjitha fazat e artit modern dhe nga shumëllojshmëria e opusit ai mbahet si korife i frymës franceze. Ai u bë anëtar i Akademisë Franceze në vitin 1955.

1911- Lindi burrështetasi francez Georges Pompidou, president i Francës (1969-74) pas tërheqjes së Charles de Gaulle. Si një bashkëpunëtor i ngushtë i De Gaulle, shef i kabinetit të tij dhe kryeministër nga 1962 në 1968, ai kryesisht ndoqi idetë e paraardhësit të tij të famshëm.

1932- Në Portugali, kryeministër u bë Antonio de Oliveira Salazar, i cili në vitin 1933 vendosi diktaturën fashiste, që përfundoi në vitin 1974, katër vjet pas vdekjes së tij. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU