Si sot, më 4 shtator, lindi Shatobrian dhe vdiq Grig

1768 – Lindi shkrimtari dhe diplomati francez Fransua Shatobriand, romantiku i parë në letërsinë franceze. Si krijuesi i stilit modern francez, ishte një model për gjeneratat e reja të shkrimtarëve ( “Shpirti i krishterimit”, “Kujtime nga përtej varrit”).

1824 – Lindi kompozitori austriak dhe organisti Anton Bruckner , romantik, i cili ka punuar nën ndikimin e Ludwig van Beethoven  dhe Richard Wagner. Ai kompozoi nëntë simfoni, tetë masa dhe disa kantate.

1870 – Franca u bë republikë, duke i dhënë fund perandorisë së dytë të Charles Louis Napoleon III. Perandori u rrëzua pas një humbje të rëndë në betejën e Sedan më 2 shtator në Luftën Franko-Prusiane.

1886 – Shefi i Apashëve Xheronimo, udhëheqësi i kryengritjes së fundit të madhe amerikane të Indianëve kundër skllavëruesit të bardhë, iu dorëzua në kanionin Skelet në Arizona, gjeneralit amerikan Nelson Miles.

1907 – Vdiq kompozitori norvegjez, pianisti dhe dirigjenti Edvard Grieg Hagerup, që afirmoi muzikën norvegjeze në botë (suite orkestrale “Peer Gynt”, Piano Concerto). (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU