Si sot, më 4 gusht, vdiq Andersen dhe Grieg dhe lindën Shelly dhe Hamsun

1875 – Vdiq shkrimtari danez Hans Christian Andersen. Edhe pse suksesi i parë letrar i detyrohet romanit “Improvizator” (1835), fitoi famë botërore, si autor i disa 200 tregime të shkurtra, të cilat konsiderohen si përrallat më të bukura për fëmijë.

1792 – Lindi Percy Bysshe Shelley një nga poetët më të rëndësishëm të romantizmit anglez. Ngriti krye kundër disiplinave politike, shoqërore dhe fetare të kohës, ndaj u largua nga Anglia dhe vitin e fundit të jetës së tij e shkoi në Itali, ku në vitin 1822 ai u mbyt me një anije me vela.

1859 – U lind shkrimtari norvegjez Knut Hamsun (Pedersen), fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1920. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte simpatizant Quisling (kuisling) i qeverisë vendase pro-gjermane dhe naziste, ndaj ka humbur popullaritetin, kurse pas luftës, në një pleqëri të thellë, u dënua me një gjobë të rëndë se kish bashkëpunuar me okupatorin.

1907 – Vdiq kompozitori norvegjez, pianisti dhe dirigjenti Edvard Grieg (Grieg), përfaqësues i romantizmit të vonët, i cili i frymëzuar prej folklorit kombëtar ka promovuar muzikën norvegjeze në botë (Concerto për Piano, “Gynt Peer”, “Sigrud Jorsalfar”). (b.an)

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU