Si sot, më 31 Gusht, Lindi Zhak Lui David dhe Radhërford

30 pK – Vdiq mbretëresha egjiptiane Kleopatra. Sipas traditës, Kleopatra bëri vetëvrasje duke lënë gjarpërin që ta helmonte. Me vdekjen e saj, dinastia Ptolemej u shua dhe Egjipti u bë një provincë romake.

1748 – Lindi Jacques Louis David, përfaqësuesi më i rëndësishëm i klasicizmit në pikturën franceze, piktori i oborrit te Napoleon Bonaparte. Ai pati një ndikim të madh në artet e bukura, por pasuesit e tij përfunduan kryesisht në modelin e akademizmit.

1797 – Lindi shkrimtarja angleze Mary Shelley, autore e romanit “Frankenstein”, gruaja e poetit Persi Bysshe Shelley.

1871 – Lindi fizikanti britanik Ernest Raterford (Rutherford), fitues i çmimit Nobel për kimi në vitin 1908. Ai zbuloi rrezet alfa dhe beta në radium, dhe bëri bombardimin e grimcave alfa në azot duke bërë transmetimin e parë të një elementi në një tjetër (1919). (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU