1922-Si sot, lindi shkrimtari i madh serb kandidati i Nobel-it Vasko Popa, anëtar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, një nga poetët më të mëdhenj të letërsisë serbe në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të.
1613-Si sot është djegur në Londër Teatri “Globus” në një zjarr gjatë shfaqjeve së Shakespeare të “Henry VIII”.
1798- Ka lindur shkrimtari italian Xhakomo Leopardi, poeti më i madh lirik i romantizmit italian dhe një nga më të rëndësishmit në poezinë Evropiane të shekullit XIX.
1886- Ka lindur në 1886 burri i shtetit francez Robert Schumann, kryeministër (1947-1948). Me sugjerimin e tij ( “Plani Schuman”) është themeluar në vitin 1952, Komuniteti Evropian mbi organizimin mbi Qymyrin dhe Çelikun, organizim i cili më vonë krijoi Bashkimin Evropian.
Ka lindur në vitin 1900 shkrimtari francez Antoine Marie Roger de Saint-Exupery, autor i bestsellerit “Princi i vogël”, një roman për fëmijë nga më të bukurit në letërsinë botërore. Ai u zhduk në korrik 1944 mbi Mesdhe, pasi ishte pilot me forcat aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore. (b.an)