1917 –Vdiq piktori francez, artisti grafik dhe skulptori Edgar Degas, i cili konsiderohet si një nga piktorët më të njohur në historinë e arteve të bukura. Virtuoziteti i vizatimit së tij ilustroi pikturën e trupit të njeriut në lëvizje.
1947-U themelua Zyra e Informacionit të Partive Komuniste dhe Punëtore (Informbyro) në Varshavë. Ky trup këshillues dhe koordinues i nëntë partive komuniste evropiane dhe punëtorëve u themelua me iniciativën e BRSS dhe në pranverë të vitit 1948 e kishte sekretariatin në Beograd e pastaj në Bukuresht.
1964- Komisioni i Warrenit pas një hetimi dhjetë mujor doli në përfundimin se ishte Li Harvey Oswald (Lee Harvey Oswald) i vetmi vrasës i presidentit amerikan John Kennedy më 22 nëntor 1963 në Dallas. Burime të tjera pohuan se Osvaldi, i cili u vra dy ditë pas vrasjes, nuk ishte i vetmi vrasës dhe ndoshta as që ai nuk mori pjesë fare në vrasjen. (b.an)