1991 – Presidenti i Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbaçov anuloi gjendjen e jashtëzakonshme dhe shkarkoi anëtarët e komitetit komunist. Ministri i Brendshëm Boris Pugo bëri vetëvrasje. Presidenti rus Boris Jelcin mori autorizim shtesë nga seanca e jashtëzakonshme e Sovjetik Suprem të Federatës Ruse.
1862 – Lindi kompozitori francez Claude Debussy, krijuesi i impresionizmit muzikor dhe njëri nga themeluesit e muzikës moderne.
1883 – Vdiq në Paris shkrimtari rus Ivan Sergeevich Turgenev, një nga shkrimtarët e parë rusë, veprat e të cilëve depërtuan në Perëndim. Ai gëzonte një reputacion shumë më të mirë në jetën e tij sesa në qarqet letrare ruse. Ai është autori i romanit “Etër dhe Bij “.
1904 – Lindi shtetari kinez Deng Sisian (Xixian), i njohur si Ten Hsioa Pin (Xiaoping), ishte krijuesi i reformave ekonomike dhe rritjes ekonomike të Kinës në fund të shekullit të 20-të. Ai drejtoi Kinës që nga viti 1978, por u tërhoq në vitin 1990, duke ruajtur një ndikim vendimtar në politikën kineze deri në vdekjen e tij në janar 1997. (b.an)