Si sot, më 18 Shtator, lindi Greta Garbo

1905- Lindi aktorja suedeze Greta Luiz Gustafson (Luisa Gustaffson), e njohur si Greta Garbo, një nga aktoret më të mëdha të filmit pa ze. Ajo fitoi famë në Hollyeood dhe u tërhoq nga filmi kur ajo ishte në kulmin e karrierës së saj. (“Ana Karenina”, “Mata Harry”, “Lady me deve”).

1502- Marinari spanjoll me prejardhje italiane Christopher Columbus (Cristoforo Colombo) arriti në Kosta Rika në udhëtimin e tij të katërt dhe të fundit në Botën e Re.

1819- Lindi fizikani francez Leon Fuko (Foucault), i cili me një mekanizemprovoi rotacionin e Tokës. Ai gjeti një xhiroskop, e përsosi teleskopin, dhe zbuloi rrymën  në mes të masave metalike (rrymat e Fukos).

1822- Egjiptianologu francez Jean Francois Champollion deshifroi germat egjiptiane (hieroglifet).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU