1949 – Konrad Adenauer u zgjodh kancelari i parë i Gjermanisë Perëndimore, kurse Theodor Heuss, presidenti i parë i Republikës.
1890 – Lindi shkrimtarja angleze Agatha Christie , autore e romaneve të njohura me detektivë dhe një nga shkrimtarët më të suksesshëm të të gjitha kohërave me plot dy miliardë libra të shitur ( “Vrasje në Orient Express”, “The Mousetrap”, “Krimet e Panairit”).
1935 – Reichstag-u gjerman në një mbledhje të jashtëzakonshme në Nuremberg ka nxjerrë një ligj për heqjen e nënshtetësisë gjermane të qytetarëve me origjinë hebreje dhe ka shtuar edhe Ligjin për Mbrojtjen e Gjakut gjerman duke e ndaluar martesën mes gjermanëve dhe hebrenjve, si dhe duke u ndaluar gjermanëve punësimin e hebrenjve.
1987 – Hakerat gjermanë të njohur si “Chaos Club” hynë në sistemet kompjuterike të NASA-s për të instaluar një program të quajtur “Kali i Trojës”.
2006 – Vdiq Orijana Falaçi (Oriana Fallaci), gazetare italiane dhe ish-korrespondente lufte, e njohur për intervista pa kompromis me liderë botërorë dhe qëndrimet e saj provokuese. (b.an)