Si sot, më 13 gusht, lindi Hitchcock

1899 – Lindi regjisori i filmit anglez Alfred Joseph Hitchcock. Ai u bë i famshëm për filmat me tema kriminale dhe horror, të cilat u bënë klasike në këtë zhanër (“Birds”, “Psycho”, “North-Northëest”).

1521 – Pushtuesi spanjoll Ernan Cortes (Hernan Cortes) kapi dhe shkatërroi pas një rrethimi tre mujor, qytetin e Tenocytlan (sot Mexico City).

1826 – Vdiq mjeku francez Ren Theophilus Hyacinthe Laennac, i cili shpiku stetoskopin në 1819.

1863 – Vdiq piktori francez Eugene Delacroix, përfaqësues i Romanticizmit në pikturën franceze. Ai ilustroi “Faustin” e Goethe dhe shkroi “Ditarin”, në të cilin ai ekspozoi vëzhgime artistike (“Kazermat e Dantes”, “Hyrja e kryqëzatave në Konstandinopojë”, “Mbi barrikadat, 28 korrik 1830”).

1868 – Një seri tërmetesh që ndodhën në Peru dhe Ekuador kanë vrarë rreth 25,000 njerëz. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU