Si sot, më 9 Nëntor, lindi Turgenjev dhe vdiq Chamberlein

1799 – Napoleon Bonaparti me një grusht shteti ushtarak shkatërroi qeverinë e Direktorium dhe si Konsull i parë mori pushtetin në Francë (18 Brumaire). Napoleoni, pastaj, si perandor drejtoi Francën dhe pushtoi një pjesë të madhe të Evropës, duke sjellë, përveç problemeve të luftës, ndryshime shoqërore të mëdha. Administrata e Napoleonit shfuqizoi regjimet e vjetra feudale, e joshur nga një administrate moderne dhe hodhi themelet e zhvillimit modern industrial.

1818 – Lindi Ivan Turgenjev, një nga shkrimtarët e parë rus, veprat e të cilëve kanë depërtuar Perëndimin. Gjatë jetës së tij ai ka gëzuar prestigj më të lartë në qarqet frënge sesa në qarqet letrare ruse. Ai është autor i romanit “Etër dhe Bij”, “Ujëra Pranverore”.

1940 – Vdiq burri i shtetit britanik Arthur Neville Chamberlain, lideri i Partisë Konservatore dhe kryeministri i Britanisë së Madhe nga viti 1937 deri në vitin 1940. Në një përpjekje të kotë për të shmangur një konflikt ushtarak me Gjermaninë, nënshkroi marrëveshjen e vitit 1938 të Mynihut me Adolf Hitlerin. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU