Si sot, më 8 Dhjetor lindi Milton dhe vdiq Van Dajk

1608 – Lindi shkrimtari anglez John Milton, i cili është konsideruar si poeti më i madh anglez së bashku me Shekspirin (Shakespeare). Një mbështetës i Oliver Cromwell dhe Revolucionit Civil në vitin 1649, ai u bë Sekretar në qeverinë e Cromwell dhe filloi të shkruante pamflete politike, fetare dhe filozofike. Puna e tij më e mirë është e shkruar në kohën e restaurimit, varfërisë dhe  zhgënjimit në politikë dhe shoqëri (“Parajsa e humbur “, “Luftëtari Samson”).

1641 – Vdiq piktori flamand Anton van Dyck piktor i famshëm portretist, por edhe piktori i oborrit të mbretit anglez Charles I në 1632.

1905 – Është dhënë premiera e shfaqjes në Dresden të operas me një akt “Salome” nga Richard Strauss, që kishte një subjekt nga Oscar Wilde. Publiku shprehu indinjatën e vet mbi këtë shfaqje skandaloze. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU