- p.e.s – Vdiq Marko Tullius Cicero, politikan romak, shkrimtar dhe folës i famshëm.
1815 –Është vrarë Mishel Ney marshalli më i famshëm i Napoleonit. Për meritat e mbrojtjes së Francës, në kohën e restaurimit Luigjit XVIII mori titull fisnikerie (1814). Pas kthimit të Napoleonit në mars të vitit 1815 (Një qind ditët e Napoleonit) ai u kthye në shërbimin e tij dhe komandoi Gardën në Betejën e Waterlos. Pas disfatës së Napoleonit, ai u kap duke ikur dhe është akuzuar për tradhti duke u dënuar me vdekje.
1941 – Aeroplanët japonezë sulmuan bazën detare amerikane në Perl Harbour në Hawai dhe shkatërruan një numër të madh të avionëve dhe anijeve, të cilat përshpejtuan vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’u bashkuar me Luftën e Dytë Botërore.
1965 – Patriarku ortodoks Atelagora I dhe Papa Pali VI shfuqizuan shkëputjen e ndërsjellë të dy kishave, akt që në Koncilin e1054 shënoi ndarjen e dy kishave të krishtera. (b.an)