Si sot, më 6 tetor, lindi Corbuzier dhe kërkuesi Tor Hejerdal

1887-Ka lindur arkitekti dhe teoricieni francez me origjinë zvicerane Charles Edouard Jeanneret, i njohur si Le Corbusier, një nga arkitektët më të mëdhenj të shekullit të 20-të, i cili ndryshoi rrënjësisht mënyrën tradicionale të ndërtimit duke përdorur beton të armuar, qelq dhe hekur.

1903- Ka lindur fizikani irlandez Ernest Tomas Sinton Volton, një nga pionerët e fizikës nukleare, që në vitin 1929 me John Douglas Cockcroft ndau çmimin Nobel për realizimin e përshpejtuesit atomik.

1914- Ka lindur etnologu norvegjez dhe hulumtuesi Tor Hejerdal (Thor Heyedahl). Në vitin 1947, ai udhëhoqi një ekspeditë gjashtë anëtarësh që me trapin e tyre “Kon-Tiki” përshkruan në det rreth 9,000 kilometra midis Perusë dhe ishullit Tuamot pranë Tahitit, për të provuar se popujt e lashtë mund të lundronin nga Amerika e Jugut në ishujt Polineziane. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU