1740 – Vdiq perandori i perandorisë romake-gjermane Karl VI, i fundit pasardhës mashkull i dinastisë së Habsburgëve. Pas suksesit në luftën kundër Turqisë, në përfundim ka bërë një paqe të favorshme në Pozharevc në 1718. Megjithatë, pas një lufte të re, me traktatin e paqes në Beograd në 1739, i ka humbur pothuajse të gjitha territoret e fituara në Pozharevc. Për të siguruar vazhdimësinë, e bija Maria Theresa bëri një sanksion pragmatik në 1713, që ishte Shtëpia e ligjit e dinastisë së Habsburgëve.
1854 – Lindi poeti francez Arthur Rimbaud, i cili e ka shkruar veprën e tij më të mirë në mes të moshës 17 dhe 20 vjeçare. Ai është vlerësuar tej mase dhe po ashtu është kontestuar, kurse poezia e tij ka prekur të gjitha tendencat poetike të shekullit të 20-të, sidomos të simbolistëve dhe Surrealistët.
1935 – Forcat kineze revolucionare të Mao Ce Dunit arritën në provincën Shaanxi në Kinën veriperëndimore dhe kështu përfundoi “Marshimi i Gjatë” (rreth 10.000 kilometra), i cili filloi një vit më parë nga juglindje të vendit, gjatë të cilit theu bllokadën e katërfishtë të Chang Kai-shek. (b.an)