1775 – Lindi shkrimtarja angleze Jane Austen, puna e së cilës në fillim të shekullit të 20-të e renditi midis shkrimtarëve të “traditës së madhe”. Konsiderohet të jetë romancierja më e lexuar në mesin e autorëve që krijuan para periudhës viktoriane.
1859 – Vdiq filologu gjerman Vilhelm Grimm, i cili sëbashku me të vëllain botuan histori të famshme dhe shumë përralla për fëmijë. Ai gjithashtu punoi me vëllanë e tij për të studiuar gjuhën gjermane, folklorin dhe kulturën, dhe kështu i ngriti monument gjuhës së vjetër gjermane.
1916 – U vra murgu rus dhe aventurieri Grigory Rasputin, i cili, si një lloj krijese psikike dhe mrekullibërëse, arriti ta imponojë veten si një person i besimit tek perandori i fundit rus, Nikola II dhe gruaja e tij, perandoresha Alexandria. U vra nga një grup oficerësh për të shpëtuar reputacionin e monarkisë. (b.an)