Si mund te shmanget rreziku dyfish që sjellin “urat xhenoveze” në Dragot dhe Lekël?

Nga Mero Baze

Autoriteti Shtetëror i Rrugëve ka bërë një listë urash që rrezikohen nga amortizimi pas alarmit që ka kapur gjithë Evropën me katastrfoën e Urës “Morandi” në Xhenova. Mes tyre hyjnë dhe dy urat historike, ajo e Leklit dhe e Dragotit, ndërtuar nga një shoqëri xhenoveze në vitin 1936.

Pa dashur të bëhem i bezdisëshëm në këtë temë, duhet të ndajmë dy rreziqe që na sjell shembja e këtyre urave.

E para është katastrofa njerëzore që mund të shkaktojnë. Mundet që në urë të ketë ngarkesë kamionash, apo të bëhet shkak një dalje e rrëmbyer e lumit dhe ura të shkatërrohet.

Por këto dy ura kanë dhe një problem që nuke  ka asnjë urë në Shqipëri në këtë përmasë. Shembja e mundëshme e Urës së Dragotit, bllokon pa asnjë alternativë komunikimin me Përmetin dhe Këlcyrën.

Për këtë duhet vendosur prioritete reale për ti dal të keqes përpara.

Dhe këtu ka një shans me Baypassin e ri të Tepelenës, i cili ka nisur. Ai është një projekt luksoz për Tepelenën që rrit shpejtësinë e kalimit në unazën e qytetit. Brenda projektit është dhe  përforcimi i këmbëve të pasaralës hisotrike të Ali Pashë Tepelenës, që është përfund kalasë.

Qysh në fazën e parë të punimeve, sic ndodh rëndom me projektet shqiptare, është hasur problem i studimit të gabuar gjeologjik dhe shtresa e shkëmbit  është dhe tetë metra më poshtë nga kuota ku pritej të kapej. Kjo do të sjellë një riformulim të projektit, një shtesë fondesh dhe histori të tjera rrugësh shqiptare. Po ashtu akoma nuk ka një zgjidhje përfundimtare për devijimin e trafikut i cili rrezikon të kaloj sërish përmes qytetit për dy vjet duke krijuar një “ferr” të ri në udhëtimin drejt jugut.

Me këtë rast, pa anuluar projektin e Baypass, është mirë ti jepet prioritet fillimisht ndërtimit të urës së re mbi Vjosë në krah të pasarelës hisotrike që shërben për këmbësorë dhe të zgjerohet rruga 4 km për në Dragot, duke shmangur trafikun e Përmetit në një urë të sigurt dhe duke shkrtuar rreth 11 km rrugë. Ura ka aps egzistuar ndërtuar nga Italia në Luftën e Parë Botërore si urë e përkoshme. (Foto)

Kështu shpëtohet Ura e Dragotit dhe përgjysmohet trafiku që do të kalonte në Baypass e Tepelenës dhe më pas vazhdohet me qetësi në zgjidhjen e re gjeologjike që duhet ti jepet projektit të baypass si dhe zgjidhejs së devijimit trafikut. Edhë kështu Baypassi  nuk është aq emergjentë sa Ura e Dragotit dhe bllokimi i mundëshëm i qarkullimit për në Përmet.

Ndërtimi i urës ul ngarkesën e trfikut që ka sot unaza e Tepelenës shkurton 11 km rrugën për në Përmet dhe rrit në mënyrë absolute sigurinë e kalimtarëve duke shmangur dy urat e rrezikuara, atë të Dragotit dhe Leklit, të cilat mund të shërbejnë për vetura të vogla dhe të mirëmbahen si pasuri historike.

Në rast se punimet e Baypass Tepelenës do hyjnë në spiralen e riprojektimit dhe shtesës së fondeve, do të ishte më mirë ndryshimi i prioriteteve, duke i dhënë hapësirë ndërtimit të një ure të re, që kushton disa herë më pak se Baypassi dhe shmangia  e një katastrofe të mundëshme.

Me poshte po e ilustroj me tri foto vendin ku duhet bere ura e cila ka qene ndertuar dikur, rrugen qe shkurton dhe shmangien e rrezikut nga Ura e Dragotit.

Ura poshte Kalase Tepelenes qe shkurton rrugen per Permet 11 km.

Harta tregon rrugen e shkurt 4 km dhe rrugen 15 km qe duhet bere katualisht duke eprdorur Uren e Dragotit qe eshte e rrezikuar

Ne te njejtin vend Ura e ndertuar nga Italia gjate Luftes se Pare Boterore ku kamionet kalonin mbi uren me fuci.

Ura e SDragotit ku duhet shmangur trafiku

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU