Si lindën xhamitë ‘private’ në Shqipëri? Kreu i KMSH flet për të pabindurit

Ekzistenca e një sërë xhamive ‘problematike’ në vendin tonë ka qenë një nga temat për të cilën, kreu i KMSH, ka folur mbrëmjen e sotme në ‘Real Story’.

Skënder Bruçaj tha në studion e gazetarit Sokol Balla se duhet të mundësohet një dialog mes Komunitetit Mysliman dhe xhamive që janë ndërtuar privatisht.

Por si lindën ato? Sipas Bruçajt zanafilla është që në vitet 90.

“Në kohën e monizmit, mund të jenë prishur rreth një mijë xhami dhe ne si Komunitet shumë pak xhami kishim në dispozicion pas viteve 90. Nga ana tjetër nuk kishim mundësi për të ndërtuar të tjera që të përballohej fluksi i besimtarëve. Kështu, disa individë ndërtuan me paratë e tyre dhe i kanë pasur si të thuash private. Por ne kemi qenë në komunikim të gjatë këtyre viteve që ato të krijojnë lidhje institucionale me KMSH” – tha Skënder Bruçaj në “Real Story”. /javanews/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU