• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si i bëhet për një vetting për lajmet?

by Java News
10/01/2017 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

lutfiNga Lutfi Dervishi

Ky ishte lajmi që qarkulloi sot në disa portale. Lajm i vërtetë, por me fotografi të gabuar.

Lajmi është për arrestimin e Lutfi Dervishit, mjek urolog në Kosovë.

Nuk është hera e parë që foto ime shoqëron personin e gabuar.

Kjo histori ka nisur 6 vjet më parë.

Në nëntor të vitit 2010, një student shqiptar në Bjellorusi më shkruan në email se kishte parë portretin tim në një emision investigativ rus që transmetohej në 11 republika të ish- Bashkimit Sovjetik.

Duke parë linkun, fjalët e rrëfimtarit…”personi që do të shihni është Lutfi Dervishi, kreu i kartelit krimianl më të rrezikshëm në Ballkan”, pasoheshin nga një foto e imja, e vetmja foto që kam me dhëmbë “jashtë”.

I shqetësuar i shkruaj redaktorit të emisionit për ngatërresën. Nuk mora përgjigje.

Me ndërmjetësinë e një drejtueseje të një organizate jo qeveritare në Moskë, redaktori kërkoi ndjesë, por që të bënte korrigjimin kërkoi foton e “Lutfi Dervishit” të vërtetë.

Guglloj dhe në imazh në atë kohë shfaqej vetëm fotoja ime.

Në atë kohë nuk kishte në rrjet foto të adashit tim.

Në një blog të Kosovës, dikush kishte postuar foton time me shënimin: ‘Kqyre, kqyre, ky kasapi jonë ka bërë transpalant flokët dhe i ka bërë të bardha, për të mos u dalluar…”

Pas 6 vitesh, ekzistojnë foto të Lutfi Dervishit urolog, por portalet në këto raste për të testuar klikimet nuk e shohin të udhës të vendosin foton e urolugut, por foton time.

Kjo situatë më shumë për të nënqeshur dhe më pak për të buzëqeshur,  kthehet edhe në objekt sarkazme në rrjet.

Një komentues shkruante: efektet e para të reformës në drejtësi, në tjetër i mbante ison me parrullën rroftë vettingu dhe një tjetër më i kujdesshëm shtonte: “lajmi duket pak i parakohshëm”.

Ngatërresat me mjekun urolog kanë ndodhur shpesh edhe në rrjetin social Facebook.

Kryesisht nga Kosova në inbox vijnë kërkesa për t’u vizituar tek doktori. Studimet e larta i kam mbaruar në fakultetin Gjeologji Miniera, dega shpim.

Jam diplomuar, por nuk kam punuar si inxhiner shpimi.

Por janë më të shumtë ata që më drejtohen si “doktor…” në Facebook.

Do të më pëlqente të isha mjek, por…kaq!

Foto e përzgjedhur nga redaktorët, i shkonte shumë titullit dhe e sigurtë — një grep i mirë për klikime. Sot nuk quhesh njeri i përfolur. Sot thonë: ke qenë i klikuar.

Ngatërresat në jetën virtuale me portalet në Shqipëri janë bërë të pashmangshme dhe të mendosh që….nuk kam ndërruar emrin dhe as mbiemrin.

Pyetja 1 milionë hallëshe: Si i bëhet për një vetting për lajmet?!

Next Post
FOTOT/ Qendrat sociale, qindra të rinj dhe biznese i përgjigjen thirrjes së Bashkisë për ndihma

Katër pacientë në ditë paraqiten në spital me fraktura nga ngricat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In