Si duhe të përshtatet BE me botën pas Brexit

Michael Haise

Dy javë pas referendumit Brexit, analistët dhe politikanët merren ende me pasojat e tij. Shumica e parashikimeve luhaten mes një të ardhmeje të zymtë dhe apokaliptike. Shumëkush paralajmëron se vota e Britanisë për të lënë BE-në, do të shkaktojë një seri referendumesh të ngjashme në të gjithë Bashkimin Evropian. Ashpërsia e reagimeve të tregjeve, sidomos në disa vende të Evropës Jugore, është cilësuar si një shenjë se fundi i euros mund të jetë i afërt. Me pak fjalë, ata që paralajmërojnë katastrofën argumentojnë se Brexit parashikon fillimin e fundit të projektin evropian. Por kjo nuk është e vërtetë. Dekadat e ligjvënies së përbashkët, koordinimet e politikave dhe integrimi ekonomik kanë krijuar ndërvarësi të shumanshme ndërmjet vendeve të BE-së në fushat e tregtisë, investimeve, rregulloreve dhe politikës.

Ashtu si Mbretëria e Bashkuar që s’mund ta nxjerrë veten brenda natës nga BE, edhe pjesa tjetër e unioni s’mund të hedhë shpejt poshtë arritjet e saj, edhe nëse do ta donte këtë. Ndërsa euroskepticizmi është rritur në shumë vende, përfshirë edhe vendet themeluese të Francës, Gjermanisë dhe Holandës, sondazhet e fundit tregojnë se shumica e evropianëve mbështesin iniciativat e BE-së në fusha konkrete, nga menaxhimi i emigracionit tek përmirësimi i infrastrukturës, si dhe trajtimi i kërcënimeve të jashtme. BE-ja ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme në zhdukjen e pengesave për lëvizjen e mallrave, kapitalit dhe njerëzve. Por, ky integrim ndodhi në kohën e ndryshimeve të mëdha në ekonominë globale, e ndjerë më dukshëm me presionet konkurruese që burojnë nga Kina dhe tregjet e tjera në zhvillim. Nuk është çudi që shumë evropianë e barazojnë BE-në me forcat më të mëdha të globalizimit.

Për ata që ndihen të lënë mënjanë, Brukseli është shndërruar në një rrjetë që kap gjithçka mundet për frikën dhe zemëratën e tyre. Përballë ndjenjave të tilla, liderët evropianë nuk munden thjesht të shtyjnë përpara për me shumë integrim në BE. Nuk duhet as edhe një “fillim i ri”, që bazohet ndoshta tek një raund i shpejtë zgjerimi në eurozonë apo krijimin e një bashkimi politik, të nevojshëm për të ruajtur arritjet e BE-së. Në rastin më të mirë, këto përpjekje nëse janë të nxituara, mund të përshkallëzojnë reagimin populist. Disa nga prirjet e fundit shkojnë në drejtimin e kundërt, me vizionin federalist të një bashkimi gjithnjë e më të ngushtë. Por, nëse përforcohen, ato mund të çojnë në një BE më fleksibël, elastike dhe të pranueshme politikisht.

Së pari, në një grup heterogjen prej 27 vendesh, integrimi do të zhvillohet pashmangshëm në nivele dhe shpejtësi të ndryshme. Disa vende janë pjesë e marrëveshjen e Shengenit për udhëtimin pa kufij, të një monedhe të përbashkët, si dhe marrin pjesë në ndërtimin e një bashkimi bankar. Të tjerët jo. Ky proces i integrimit variabël e bën BE-në më komplekse, por ai krijon ndërkohë hapësirë për zhvillimet politike kombëtare, të cilat do të duhet të merren parasysh. BE-ja duhet të rishqyrtojë parimin, se të gjitha vendet duhet të lëvizin me të njëjtën shpejtësi.

Së dyti, shumë votues europianë mendojnë se BE-ja është një monstër burokratike me një prirje për të shtuar rregullat, ndaj dhe ata nuk e pëlqejnë këtë. Ky mesazh ka filluar të mbizotërojë. Politikanë evropianë po bëjnë gjithnjë e më shumë thirrje që BE-ja të respektojë parimin e subsidiaritetit, i cili kërkon që Brukseli të marrë vendime vetëm në zonat ku qartazi shton vlera, duke i lënë të tjerët në nivel kombëtar, rajonal ose lokal. Komisioni Evropian aktual nën presidentin Zhan Klod Junker ka ndryshuar kurs duke futur pak ligje të reja dhe rishikuar ato ekzistuese, që mund të jenë bërë të tepërta ose kundërproduktive. Më e rëndësishmja, BE-ja duhet të hedhë poshtë besimin se integrimi përforcon presionet nga globalizimi. Nëse Brukseli është duke kërkuar një narrativë të re për të zëvendësuar vizionin e një bashkimi gjithnjë e më të ngushtë, ajo do të duhet të jetë e tillë: BE-ja nuk është shkaku i globalizimit, dhe as nuk është përgjegjëse për pasojat në tregjet e punës apo tek shpërndarja e të ardhurave.

Në vend të kësaj, ajo mund të ndihmojë në menaxhimin e këtyre forcave. Përgjegjësia për menaxhimin e pasojave të globalizimit dhe ndryshimit teknologjik, mbetet kryesisht tek qeveritë kombëtare të Evropës. Por BE-ja mund të bëjë më shumë për të ndihmuar. Ekzistojnë mjaft politika dhe programe që mund të përdoren për rezultate më të mira, duke përfshirë edhe bashkëpunimin e gjerë evropian në kërkime shkencore dhe arsim, si dhe programet e trajnimit për të rinjtë e papunë. Fondet për infrastrukturën ndërkufitare, duke përfshirë rrjetet dixhitale, kapitalet për anëtarët e rinj dhe mbështetje për rajonet më të dobëta të unionit. Masa të tilla nuk mund të realizohen brenda një kohe të shkurtër. Por në qoftë se BE-ja ndalon së foluri dhe nis veprimet konkrete, kriza e saj e legjitimitetit mund të zbutet me kalimin e kohës.

Arritjet e ardhshme të BE-së do të jenë më të pakta dhe më pak spektakolar,e se sa traktatet e mëdha të integrimit të mëdha dhe institucionet e reja të 60 viteve të fundit. Por ndoshta një periudhë e konsolidimit, është ajo çka është e nevojshme për të ruajtur arritjet e BE-së në një periudhë afatgjatë. Ndërsa BE-ja duhet të bëjë më pak në disa fusha, sidomos në rregullore, ajo mund të bëjë më shumë në sigurimin e mbështetjes konkrete për investitorët e zhgënjyer, që nuk po ndjejnë efektet e reformave. Për investitorët dhe biznesmenët, kjo do të thotë ulje e stekës për të gjykuar suksesin e BE-së. Nuk ka asnjë arsye për panik, nëse samiti i ardhshëm i BE-së nuk do të bjerë dakord për një plan të ri për integrimin. Kjo thjesht do të thotë BE-ja më në fund ka filluar të mësojë leksionet e vërteta të votës pro Brexit.

Shënim: Mikael Heise është ekonomisti kryesor në Allianz SE.

WSJ/bota.al/d.i.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU