Çështja Shullazi ka futur në konlfikt prokurorët mes tyre.
Edhe pse më në fund është arritur të caktohet trupa e 4 prokurorëve që do të vijojnë të përfaqësojnë organin e akuzës në gjykatë, kjo çështje duket se ka sjellë pasoja në Prokurori.
Një ditë më parë kryeprokurorja Marku urdhëroi nisjen e hetimit disiplinor për 10 prokurorë që refuzuan të jenë pjesë e shortit për çështjen Shullazi.
Por, tashmë është krijuar ngërç për këtë urdhër pasi kreu i Drejtorisë së Inspektimit në Prokurori, Sokol Stojani, nuk pranon të hetojë 10 kolegët e tij. Mësohet se ai ka dhënë dorëheqje nga detyra.
Ndërkohë mësohet se 10 prokurorët kanë vendosur të kallëzojnë penalisht Arta Markun që e akuzojnë për “shëprdorim detyre”./a.m.