Shuhet aktorja me famë botërore

Shuhet në moshën 79-vjeçare aktorja e njohur britanike, Carole Shelley.

E lindur në Londër, ajo ishte një yll i skenës dhe i ekranit.

Shelley u nda nga jeta për shkak të kancerit, të premten që lamë pas në shtëpinë e saj në Manhatan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmi u bë i ditur nga mikesah e saj Barrie Kreinik për “The Hollywood Reporter”.

Ajo debutoi në vitin 1965 në “The Odd Copule”.

Karriera e Carole vijoi në ‘The Elephant Man’, ‘Noises Off’, ‘Show Boat’, ‘Billy Elliot’ dhe shumë të tjera.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU