Shtyhet seanca për porositësit e vrasjes së Artan Cukut

Shtyhet seanca e parë për Bledar Jambellin e Shpëtim Lecin, të akuzuar për porositjen e vrasjes së ish-kryepolicit Artan Cuku. Seanca gjyqësore në mungesë u shty për shkak se drejtoria e Policisë së Beratit dhe ajo e Fierit nuk kanë kryer njoftimin e tyre.

Sipas gjykatës, këto dy drejtori s’kanë kthyer përgjigje nëse i kanë njoftuar apo nëse i kanë gjetur dy personat e shpallur në kërkim.

Gjykata vendosi t’i drejtohet me ankesë kryepolicit Ardi Veliu për moskthim përgjigje nga policia e Beratit dhe e Fierit për të kërkuarit.

Seanca e radhës është vendosur më 25 Shtator. Ndërkohë policia kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme ka njoftuar prokurorinë se këta dy shtetas fshihen jashtë Shqipërisë

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU