Reshjet e borës, policia: Aksi tuneli Thirrës-Morinë kalohet me zinxhirë

Duke nisur nga ora 20.00 e mbrëmjes së sotme, si rezultat i uljes së temperaturave dhe rënies së rreshjeve të dëborës, në aksin rrugor Tuneli Thirrës-Morinë (Kukës), qarkullimi i të gjitha kategorive të automjeteve do të bëhet vetëm me zinxhirë.
Patrullat e Policisë Rrugore janë të pranishme për të ndihmuar çdo drejtues mjeti në nevojë.
Së bashku me entin pronar të rrugës dhe subjektin që mirëmban segmentin rrugor po punohet, me gjithë vështirësitë e kushteve atmosferike, për ta mbajtur të hapur aksin rrugor të sipërpërmendur.
Policia Rrugore porosit të gjithë drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në drejtim të Kukësit dhe anasjelltas, (por edhe ata që udhëtojnë në të gjitha akset rrugore) të shtojnë kujdesin gjatë drejtimit të mjeteve me synim parandalimin dhe shmangien e aksidenteve rrugore.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU