Shtëpia e Bardhë: Trump në gjendje të shkëlqyer shëndetësore!

Presidenti amerikan, Donald Trump, 71 vjeç, gëzon shëndet të shkëlqyer, njoftoi dje në mbrëmje Shtëpia e Bardhë duke cituar mjekun e tij, pas vizitës së parë mjekësore që prej ardhjes në pushtet para rreth një viti.

Vizita mjekësore e presidentit në spitalin kombëtar ushtarak të Walter Reed kaloi në mënyrë jashtëzakonisht të mirë. Presidenti gëzon një shëndet të shkëlqyer”, deklaroi mjeku Ronny Jackson, që më parë ka qenë i ngarkuar edhe për paraardhësin demokrat, Barack Obama.

Ai do të japë detajet mbi gjendjen shëndetësore të martën.

Ky bilanc do të limitohet vetëm mbi peshën, tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit.

Presidenti amerikan nuk ka asnjë detyrim që t’i nënshtrohet një check-up-i shëndetësor dhe as të bëjë publik rezultatin. Por, kjo është bërë një traditë tashmë.

Donald Trump, më i moshuari në historinë presidenciale amerikane, me këtë veprim ndjek hapat e paraardhësve të tij.

a.ç

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU