Shtatorja e parë e Nënë Terezës ishte ngritur në Novosellë të Gjakovës

Në qershor të vitit 2002 mediet kroate me pompozitet publikuan lajmin se në Supetar – lokaliteti qendror i ishullit dalmatin Braç – më 28 maj të atij viti ishte vendosur shtatorja, e para në botë, siç pretendonin kroatët, kushtuar humanistes Gonxhe Bojaxhiu, e njohur me emrin e saj kishtar Nëna Terezë.

Shtatorja është punuar në përmasa reale (në madhësi natyrore të Nënë Terezës), nga mermeri i bardhë i Braçit, material tejet i çmuar për punimin e skulpturave të ndryshme që nga koha e okupimit romak të kësaj pjese të Dalmacisë ilire.

20160924105103612646Autor i kësaj vepre është skulptori akademik Pero Jakshiq nga Braçi, shkruan Naser Ferri, citohet Koha Ditore.

Shtatorja paraqet një grua të imët fizikisht, modeste, e cila me thjeshtësinë e vet i kishte pushtuar botën dhe njerëzimin, e cila me dashurinë e vet ndaj më të varfërve, ndër të varfrit e kishte dëshmuar që atyre mund t’iu ndihmohet tejet shumë nëse edhe vetë jeton në mënyrë të njëjtë. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU