Shqiptarja arrestohet në lokalin e natës, punonte si këngëtare

Arrestohet një vajzë shqiptare në një hotel në Tearcë të Tetovës.

Gjate kontrolleve te shpeshta që policia e vendit fqinj zhvillon në lokalet e natës në zonat në afersi të kufirt por jo vetëm shpesh herë janë arrestuar vajza nga Shiqipëria që punojnë si kengëtare në këto lokale.

Në një njoftim të policisë maqedonase thuhet se, shtetasja e Shqipërisë L.M (28) mbrëmë pas mesnate është arrestuar dhe është dorëzuar në Stacionin Policor në Tetovë për procedurë të mëtejshme.

Arrestimi i saj erdhi gjatë një kontrolli në një objekt hotelierik në fshatin Tearcë.

Siç njofton MPB, gjatë kontrolleve në objektin e Xh.M nga fshati Sllatinë, përkrah shtetases së Shqipërisë janë gjetur edhe katër shtetase të Maqedonisë.

Këto të fundit kanë qenë të punësuara si këngëtare. Nga MPB thonë se po marrin masa për zbardhjen e rastit. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU