Një shqiptar ka vrarë një person dhe ka plagosur një tjetër në Francë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur një natë më parë.
Mediat franceze raportojnë se gjithçka ka nisur pas një sherri të çastit.
Krimi ndodhi në lagjen “Rose Vineyard”, në komunën “La Roche-sur-Yon”, rreth orës 22:30.
Pas goditjes me thikë, nga shqiptari ende i paidentifikuar, një prej personave ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosuri u dërgua në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
/b.d