Shqiptari vritet në burgun e Athinës nga bandat rivale

Shqiptari Albert Bako është vrarë nga anëtarët e një bande rivale në burgun e Korydallos në Athinë. Bako ishte i njohur për mediat greke si njeri që terrorizoi Pireun pasi hapi zjarr me një kallashnikov në një bar në nëntor 2014, duke plagosur 14 vetë. Në fakt, së bashku me një tjetër person, ai ishte i përfshirë në tentativën e vrasjes së avokatit Antonopoulos.

Ai ishte pjesë e një grupimi nacionalist me rreth 145 mijë anëtarë në Facebook, të cilët kishin si moto të tyren hakmarrjen ndaj Greqisë për vrasjen Ilia Karelit në burgun e Nigritas. Në këtë faqe me profil nacionalist shfaqeshin grupime të armatosura, të cilat promovonin Shqipërinë Etnike dhe shprehin revoltën e tyre për policinë greke. Disa javë më parë, një tjetër shqiptar humbi jetën në burgën e Triakalasë nga shkaqe që ende nuk janë zbuluar./a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU