Trupi i një të riu nga Shqipëria është gjetur i pajetë në Francë.
Ai u konstatua nga autoritetet mëngjesin e sotëm, në një autostradë në Metz.
Mediat e vendit kanë raportuar se viktima është një 26-vjeçar azilkërkues.
Deri më tani thuhet se ai u përplas nga dy makina ` në një aksident që ndodhi në autostradën që lidh Metzin me Borny-n, në urën “Vignoble”.
Dy makina raportohet se kanë përplasur të riun, vdekja e të cilit mbetet ende e dyshimtë.
Ende nuk dihet nëse ka humbur jetën në një aksident rrugor, apo ka rënë nga ura para se të përplasej nga automjetet.
/b.d