• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët si pushtues në Shqipëri dhe puthja sovjetike e armikut Nikita Hrushov

by Lorenc Vangjeli
26/01/2019 23:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Plot 60 vjet më parë, në kohën kur burrat komunistë të politikës lindore putheshin në buzë me njëri-tjetrin, Enver Hoxha i dha shumë puthje sovjetike në buzë Nikita Hrushovit. Shefi i Kremlinit erdhi e iku nga Tirana në maj-qershor të vitit 1959 duke shkelur jo mbi tapet të kuq, por mbi petale trëndafilash. As ai dhe as Hoxha nuk e dinin se vetëm një vit më pas, stina e dashurisë shqiptaro-sllave dhe mëria mes palëve do t’i zëvendësonte me kaktus trëndafilat. Divorci ideologjik ishte arsyeja që, çfarë kishte thënë kryesovjetiku nëpër Shqipëri, të shihej me shumë armiqësi. Edhe këshillat për zhvillimin ekonomik të vendit, që Hrushovi i shpërndau si karamele nëpër Shqipëri. Një nga to kishte të bënte me ftesën për të zhvilluar industrinë e lehtë dhe ushqimore në vend të asaj të rëndë dhe një tjetër ishte propozimi për të mbjellë agrume në vend të drithrave. “Sa grurë do Shqipëria në një vit, aq hanë minjtë në hambaret sovjetike”, tha Hrushovi në vendin e shqiponjave krenare.

Shqipëria e Hoxhës nuk bëri as njërën dhe as tjetrën, por rendi si pulë pa kokë drejt kokrrës së misrit. E izoluar për dreq nga njerëzia dhe e drejtuar nga marrëzia, veç të tjerave, dreqosi edhe çdo marëdhënie të njeriut me natyrën; në vend të limonave dhe portokalleve, kërkoi të prodhojë vetëm bukë dhe atë traktorin e kuq me zinxhirë, model i viteve 30-të, që nuk i hynte në punë as dreqit që ecën nëpër gurë. Koston e izolimit tragjik e paguajmë ende sot kur jemi të lirë të lëvizim përtej kufirit, por rrimë brenda të njëjtës mendësi komuniste të zhvillimit të vendit. Pa pasur pothuaj asnjë ndryshim nga mentaliteti që paguan me miell për çdo lloj krundeje.

Një nga mitet më jetëgjatë për sukseset e komunizmit në Shqipëri kishte të bënte me bukën e përditshme. Garantimi i bukës në një vend të varfër si Shqipëria, konsiderohej si vetë kuptimi tërësor dhe synimi kryesor i jetës. Propaganda naziste e komunistëve të djeshëm për tharjen e kënetave apo kthimin e kodrave dhe maleve në toka buke, sa për të marë një shembull, ishte kaq agresive sa mbijeton edhe sot në forma të tjera; duke zëvendësuar ankthin për bukën me makthin për paratë.

Nëse dje, në emër të bukës, justifikohej çdo marrëzi kriminale në zhvillimin e vendit, sot në emër të babëzisë për para, çdo krim i marrë mjedisor tregtohet si politikë zhvillimi.

Tharja e kënetave të djeshme shkatërroi ekosisteme shekullorë dhe zëvendësoi peshkun, ngjalat dhe gjahun tjetër me grurë e misër.

Hapja e tokës së bukës në kodra e male i shpyllëzoi ato, prodhoi vetëm për dy-tre vjet pataten që komunistët e shisnin edhe si bukë, edhe si gjellë dhe më pas ju dorëzuan në mënyrë të pakthyeshme erozionit. Duke krijuar peisazhet e trishtuara të maleve tona, si një kujtesë se budallallëku njerëzor nuk ka fund.

Kapitalizmi kaotik dhe gjithashtu budalla shqiptar ka bërë të njëjtën gjë. Babëzia e lemerishme i është turrur çdo lumi, përroi, proske apo vije uji për të ndërtuar hidrocentrale me të njëjtin rezultat,  shkatërrimin e ekosistemeve shekullore dhe duke dëmtuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. E njëjta histori me kërkimet për naftë apo dhe me vetë ndërtimet makabre të bëra kudo nëpër bregdet.

Kërkojmë turizëm, por shkatërrojmë të vetmen ofertë turistike që mund t’i afrojmë turizmit: një cep toke e deti ende të paprekur. Mbjellim erë për të korrur uragane dhe ujisim shi për të vjelë breshër! Fatmirësisht Firencja është aty ku e ndërtuan matanë Adriatikut sepse sikur të kishte ardhur e gatshme kësaj ane të të njëjtin det, sot do të ishte ajo si Tirana dhe Arnoja si Lana. Por tashmë, nguti shqiptar për të prodhuar shkrepse për t’i vënë zjarrin çdo pylli, ka ardhur në momentin e moskthimit. Zagoria, Divjaka e Karavastaja, Valbona, kanionet e Holtës, Osumit, Vjosa e kudo tjetër nga jugu në veri të vendit, janë apeli që bëhet sot për të mos humbur nesër edhe atë çfarë ka mbetur. Edi Rama reagoi menjëherë e siç duhet edhe në rastin e Zagorisë, edhe në rastin e kanioneve të Holtës, mbas paralajmërimit të Taulant Ballës e deputetëve të tij të Elbasanit. Lipset që sot ai të bëjë diferencën me ata që janë ulur përpara tij në karrigen që drejton vendin. Dhe të kuptojë se në një vend si Shqipëria, shpesh është më e rëndësishme jo ajo që bën mirë, por ajo që nuk lejon të bëhet keq!

Vendimmarrja politike duhet vendosë përfundimisht se cila është e nesërmja që do të projektojë për shqiptarët ende të palindur, që janë bashkaksionerë në çfarë Perëndia i fali këtij vendi.

Shqipëria do të ekzistojë edhe mbasi të ikin e të harrohen gjithë ata që kanë qenë qeraxhinj të pushtetit në vend dhe e kanë trajtuar vendin me egërsinë e pushtuesve të dikurshëm. Por me siguri ata që do të vijnë, brezat e ardhshëm, do të thonë me trishtim për paraardhësit e tyre: pushtuesit të paktën iknin dikur, por marrëzia e shqiptarëve që u sollën me këtë vend si pushtues të egër, do të mbetet shenja e turpit për të gjithë!

Ka disa vargje ironike të hershëm që këndohen në shumë variante, por që në pak a shumë thonë: Morëm malet të lëftojmë/ për liri e për Atdhe/ ku ta dinja un’ i mjeri/ që armiku ish’ me ne! Sot kur makutëria, babëzia dhe padija konkurojnë me njëra – tjetrën se kush i jep puthjen e Judës Shqipërisë, ja vlen të kujtohet se puthja sovjetike e Hrushovit 60 vjet më parë për Hoxhën, në thelb nuk ishte thjesht një gjest dashurie mes burrash, por një dëshmi tronditëse se Nikita i stepave sllave, e kishte kuptuar këtë vend më mirë se pushtuesit e tij shqiptarë. (JAVANEWS)

a.c

Next Post

Rikthehen punimet në Tiranë-Durrës, ja si devijohet trafiku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

Forcë të re politike? Përgjigjet Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

December 4, 2025
Karikimi i mjeteve elektrike, kryeministri Rama sqaron si do të jetë çmimi

Makinat elektrike, ERE rrëzon kërkesën e taksistëve, çmimi i karikimit mbetet 22 lekë/kWh

December 4, 2025
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

‘Revoltohet’ Braçe: Pensionet, një turp! Qeveria s’mund ta zëvendësojë reformën me shpërblime

December 4, 2025
“Nuk bërtas për spektakël”, Braçe për Veliajn: Më ka dhembur ajo histori, kisha të drejtë kur thashë se…

“Nuk bërtas për spektakël”, Braçe për Veliajn: Më ka dhembur ajo histori, kisha të drejtë kur thashë se…

December 4, 2025
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe kundër ministrit Malaj për “paqen fiskale”: Përfitojnë borxhlinjtë e mëdhenj…

December 4, 2025
“Harrove që më luteshe të të gjeja punë”/ Sherr mes Nokës dhe Bidos : Sa të bën kostumi, un aq kam pasurinë

“Harrove që më luteshe të të gjeja punë”/ Sherr mes Nokës dhe Bidos : Sa të bën kostumi, un aq kam pasurinë

December 4, 2025
“Kryetari i komanduar i PD bën biznes me Vangjush Dakon!”, Salianji: Berisha më ka thënë se…

“Kryetari i komanduar i PD bën biznes me Vangjush Dakon!”, Salianji: Berisha më ka thënë se…

December 4, 2025
“Synojmë vota nga elektorati gri”, Salianji: Kandidatët e pavarur janë të opozitës pa diskutim!

“Dua të mund Ramën, jo të qajmë prap!” Salianji zbulon ku e ka pakënaqësinë me Berishën

December 4, 2025
“Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti: PD-në e ka doktori…

“Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti: PD-në e ka doktori…

December 4, 2025
Salianji ironizon protestat e Berishës: Nuk rrëzohet Rama duke vënë muzikë para Kryeministrisë

Salianji ironizon protestat e Berishës: Nuk rrëzohet Rama duke vënë muzikë para Kryeministrisë

December 4, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In