• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Shqiptarët po i vënë eksplozivin vetes për të fituar azil”

by
25/07/2015 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alarmohet Policia e Shtetit për ngjarje të sajuar nga vet qytetarët, me qëllim të vetëm që të sigurojnë statusin e azilantit në një nga vendet perendimor.

Siç duket, shkrimet në gazeta e portale të ndryshme me histori të sajuara e vërtetimet e falsifikuara nga shoqatat kundër gjakmarrjes, nuk janë më arsyeje që vendet e BE-së të japin statusin e azilantit shtetasve shqiptar. Ata tashmë kanë nisur të sajojnë ngjarje të ndryshme, duke kallëzuar në polici se janë kërcënuar, kanë tentuar t’i vrasin apo i kanë vendosur eksploziv makinës së tyre apo apartamentit.

Sipas policisë, ngjarjet me eksplozivë janë më të shpeshta në gjithë territorin e Shqipërisë. Burimet thonë se, ata fillimishtë blejnë një numër celulari në treg të zi dhe i dërgojnë mesazhe kërcënuese numrave të tyre personal. Me ardhjen e këtyre mesazheve, ata bëjnë kallëzim në polici se ndihen të kërcënuar dhe disa ditë më vonë ose edhe muaj, sajojnë vendosjen e eksplozivit në makinë, derë të apartamentit apo hyrje të banesave private. Disa prej këtyre eksplozivëve, i shpërthejnë por në shumicën e rasteve ata i gjejnë vetë personat dhe njoftojnë policinë për të bërë çaktivizimin. Të gjitha këto veprime dokumentohen nga policia dhe qytetari i përdor ato për të kërkuar azil në vendet e BE-së.

Sipas policisë, deri më tani janë identifikuar disa raste brenda pak muajve në Tiranë, ku qytetarët kanë sajuar ngjarjen, vetëm e vetëm të përfitojnë azil jashtë Shqipërisë. Policia thotë se këta persona janë shpallur në kërkim, pasi pas sajimit të këtyre ngjarjeve janë larguar së bashku me familjen jashtë Shqipërisë. Për këto persona, policia thotë se janë njoftuar edhe autoritet përkatëse ku ata kanë këkruar azil dhe pritet që të depërtohen në Shqipëri ku edhe do të arrestohen e procedohen penalisht.

Ndërkohë, Policia e Shtetit pranon faktin se janë të pakta ngjarjet e sajuara nga qytetarë. Ata shprehen se ngjarjet me eksploziv, janë në rënie në territorin shqiptar në krahasim me vitet e kaluara, por zbulueshmëria e tyre është ende e vështirë për shkak të mungesës së provave në vendin e ngjarjes.

Next Post

Merr fund me lot gëzimi drama e një familjeje në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore

Berisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore

February 28, 2026
Gjysmëhëna e Kuqe: 201 të vdekur dhe 747 të plagosur në Iran nga sulmi amerikano-izraelit

Gjysmëhëna e Kuqe: 201 të vdekur dhe 747 të plagosur në Iran nga sulmi amerikano-izraelit

February 28, 2026
LIVE! Protestuesit e PD nisen në drejtim të Drejtorisë së Policisë Hidhen molotovë gjatë rrugës

LIVE! Protestuesit e PD nisen në drejtim të Drejtorisë së Policisë Hidhen molotovë gjatë rrugës

February 28, 2026
BE justifikon sulmin ndaj Iranit, Kaja Kallas: Përbën kërcënim serioz për sigurinë globale

BE justifikon sulmin ndaj Iranit, Kaja Kallas: Përbën kërcënim serioz për sigurinë globale

February 28, 2026
Sulmet në Lindjen e Mesme, shkon 85 numri i viktimave në shkollën iraniane të vajzave

Sulmet në Lindjen e Mesme, shkon 85 numri i viktimave në shkollën iraniane të vajzave

February 28, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Ministria e Jashtme: Ambasada në Abu Dabi, në dispozicion të shqiptarëve rezidentë

February 28, 2026
LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

February 28, 2026
Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

February 28, 2026
Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

February 28, 2026
Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In