• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqiptarët i mohojnë vetes ushqimet për të kursyer, të parët në Evropë

by A R
28/08/2018 08:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një ekonomi të konsumit, duket e çuditshme të kursyerit tek ushqimet. Megjithatë, për 38% e shqiptarëve të pyetur në anketën e cilësisë së jetës së Komisionit Europian, thanë se kanë blerë më pak fruta dhe perime për të kursyer para dhe 46% e tyre kishin blerë më pak mish nga se ju nevojitej për të njëjtën arsye. Përqindja e të anketuarve që iu janë përgjigjur me po pyetjes nëse kanë blerë më pak perime dhe fruta, por edhe mish, është më e larta në Shqipëri nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, por edhe nga vendet kandidate për tu anëtarësuar.

Në krahasim me vendet e rajonit, diferenca është e konsiderueshme. Pas Shqipërisë renditet Maqedonia, ku vetëm 28% e të anketuarve u përgjigjën se kanë blerë më pak perime dhe fruta që të kursejnë para, dhe 35% e tyre pohuan se kursyen tek racioni i mishit. Në Malin e Zi dhe në Serbi, përqindja e të anketuarve që thanë se kursyen tek blerja e frutave dhe perimeve është përkatësisht 15-16% shkruan Monitor.

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, Suedia ka përqindjen më të ulët të të anketuarve që kanë pohuar se kanë kursyer te blerja e frutave dhe perimeve për të kursyer, me vetëm 3%. Ndërsa më e larta ka qenë në Rumani, ku sipas Anketës së Cilësisë së Jetës, përqindja e të pyeturve që kanë kursyer te frutat dhe perimet është 29%.

Përqindja e lartë Bullgari dhe Greqi, me përkatësisht 18 dhe 16%.

Më të varfrit, tryezën më bosh

Individët me të ardhura të ulëta janë ata të cilët sakrifikojnë te ushqimi. Sipas kategorive të të ardhurave, përqindja e të anketuarvenë Shqipëri që i përkisnin Grupit të parë (të ardhurat më të ulëta) dhe të cilët kishin kursyer te frutat dhe perimet ishte 60%, me e larta krahasuar për të njëjtin grup në të gjithë Europën. Në vendin fqinj, Malin e Zi, përqindja për këtë grup është vetëm 13%, në Turqi 33%, në Serbi 37% dhe në Maqedoni 46%.

Anketa Evropiane e Cilësisë së Jetës është një studim unik pan-evropian që shqyrton kushtet e jetës së qytetarëve evropian në lidhje me mirëqenien individuale dhe cilësinë e shoqërisë dhe shërbimeve publike. Ai përfshin tema të tilla si shëndetësia, strehimi, ekuilibri i familjes dhe i punës dhe i jetës, si dhe besimi, pjesëmarrja në shoqëri, përjashtimi social dhe tensionet shoqërore./a.m.

Next Post

Shenja më me fat sot, 28 Gusht 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In